Klopp zbulon të ardhmen: Ja ku do të drejtoj pasi të iki nga Liverpool

Futboll

Klopp zbulon të ardhmen: Ja ku do të drejtoj pasi të iki nga Liverpool

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 22:17
Jurgen Klopp

Trajneri i ekipit të Liverpool, Jurgen Klopp, në prag të duelit që do të zhvillojë ndaj Napolit në Champions League, ka rrëfyer një episod kurioz që ka ndodhur dy vite më parë, para se të drejtonte “reds”. Ai ka treguar se presidenti i ekipit napoletan, Aurelio de Laurentiis e ka kontaktuar për ta sjellë në Serinë A, për të drejtuar Napolin. Asokohe ai drejtonte ekipin gjerman të Borussia Dortmund, por në fund vendosi të transferohet në Premier League dhe jo në Serinë A.

“Unë kam ende edhe 3 vite e gjysmë kontratë me Liverpool dhe nëse do të më kërkojnë sërish nga Seria A do të vij këtu, të drejtoj në Itali. Italia më pëlqen shumë, ashtu sikurse edhe ushqimi i saj edhe pse nuk e flas gjuhën tuaj. Më pëlqen presidenti De Laurentiis, një njeri që i thotë gjërat troç, pa u fshehur pas fjalëve. Ai ka ditur gjithnjë të zgjedhë trajnerët e duhur për Napolin, si Benitez, Sarri dhe tani Ancelotti. Unë, tani për tani, jam i kënaqur te Liverpool, në të ardhmen mund të jem në Serinë A”, tha Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat