Nëse largohet Diego Costa, Atletico do ta blejë Cavanin

Futboll

Nëse largohet Diego Costa, Atletico do ta blejë Cavanin

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 12:40
Diego Costa

Klubi madrilen ka gjetur alternativën në rast të largimit të Diego Costas.

E ardhmja e Edinson Cavanit mund të jetë në Spanjë. 31-vjeçari, është pjesë e Paris Saint-Germanin që nga viti 2013, kur u transferua nga Napoli për shumën e 64 milionë eurove.

Tani ai mund t’i japë lamtumirën Parisit për të filluar një aventurë të re në La Liga, kur drejtuesit e Atletico Madridit janë gati të ofrojnë 50 milionë euro për të arritur

te uruguaiani.

Por e gjithë kjo është e lidhur me të ardhmen e Diego Costas, i cili ende nuk dihet nëse do të transferohet në Kinë apo do të qëndrojë edhe më tutje në Madrid.

Gjithsesi, gjithçka mbetet për t’u parë gjatë janarit, pasi për futbollistin mund të futet në garë edhe ish-skuadra e tij Napoli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat