Strakosha hesht shokun e ekipit, tifozët i vihen kundër! - Bota Sot
Strakosha hesht shokun e ekipit, tifozët i vihen kundër!

Futboll

Strakosha hesht shokun e ekipit, tifozët i vihen kundër!

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 17:53
Strakosha hesht shokun e ekipit, tifozët i vihen kundër!

Situata aspak e mirë te Lazio pas barazimit ndaj Sampdorias në kampionat ka bërë që të shpërthejë indinjata e tifozëve dhe nervat të mos mbahen më. Tifozeria e Curva Nord nuk ka kursyer askënd, por sidomos është kapur me portierin e kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha.

Episodi ka të bëjë me fundin e ndeshjes. Pas golit të pësuar në minutën e 99-të nga Saponara, lojtari i Sampdorias, mbrojtësi Acerbi i drejtohet “çfarë bëre kështu?”. Menjëherë, përgjigjia e Strakoshës është me gishtin që mban në gojë si për t’i thënë “mbylle”. Në dhomat e zhveshjes gjithashtu ka pasur tension. Acerbi ishte ankuar për faktin se në vend që të vononte lojën, Strakosha ka goditur rivënien fundore, duke i dorëzuar topin miqve, që shënuan.

Akuza të ashpra edhe nga kapoultrasi i grupit “Irriducibili”, Fabrizio Diabolik. “Çfarë i duket vetja atij fëmije?! Të heshtë një mbrojtës që jep shpirtin në fushë dhe ka eksperiencë. Nuk është hera e parë që na dënon. Ai që vitin e shkuar na hoqi Champions me gabimet ndaj Interit!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat