Leicester synon majat, trajneri drejt shkarkimit!

Futboll

Leicester synon majat, trajneri drejt shkarkimit!

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 14:02
Leonardo Jardim

Drejtuesit e Leicester City vazhdojnë të mbajnë nën vëzhgim ish-trajnerin e Monaco, Leonardo Jardim. 44-vjeçari, i cili më parë ka drejtuar edhe Sporting Lisbonën apo Bragën, që prej tetorit është pa punë, pasi klubi nga principata vendosi ta shkarkonte për shkak të rezultateve të dobëta. Drejtuesit e klubit anglez shikojnë te Jardim teknikun ideal për rikthimin e skuadrës në nivele të larta, pasi nën drejtimin e trajnerit aktual, Claude Puel, “Dhelprat” janë shumë larg paraqitjeve të sezoneve të kaluara, ku kulmi u arrit në vitin 2016 kur ata u shpallën kampion të Premier League. Aktualisht Leicester renditet në vendin e 9 me 22 pikë, duke regjistruar 6 fitore, 4 barazime dhe 6 humbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat