Deklarata pabesueshme e Mourinhos pas humbjes nga Liverpooli

Futboll

Deklarata pabesueshme e Mourinhos pas humbjes nga Liverpooli

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 19:41
Jose Mourinho

Trajneri portugez i Manchester Unitedit Jose Mourinho pas ndeshjes së ekipit të tij me Liverpoolin dhe humbjes në Anfield nuk shprehi zhgënjimin e tij, por sërish ishte kundërthënës në deklaratën e tij.

Mourinho, pohoi se “Liverpooli ishte ekip më i mirë nuk mund të krahashohemi ne intensitetin dhe lojës së tyre dhe fizikalitetin e lojës së tyre. Mirëpo, prapë mendoj se rezultati më i mirë i mundshëm që kemi mundur të nxjerrin ëhstë barazimi”.

Xherdan Shaqiri shënoi dy gola, pasi hyri në lojë nga banka dhe vulosi fitoren 3:1 për Liverpoolin, kurse Mourinho, në konferencë për media pohoi se ekipi i tij ka pasur “po aq raste sa Liverpooli në 15 minuta te fundit të ndeshjes”.

I pyetur për për situatën në ekipin e tij Mourinho ishte i dëshpëruar dhe pohoi se “nuk mund ta ndreqi atë, mund të përfundojmë të katërtit, por nuk do të jetë e lehtë. Sigurisht do të jemi në top 6 në tabelë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat