Milani pas Luis Muriel të Sevillas

Futboll

Milani pas Luis Muriel të Sevillas

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 15:19
Luis Muriel

Kuqezinjtë janë në kërkim të një sulmuesi.

Luis Muriel po kalon momentin më të vështirë të karrierës. Sulmuesi kolumbian ka përfunduar si zgjedhja e fundit për sulmin te Sevilla ndaj dhe kërkon të ndryshojë menjëherë ambient në afatin kalimtar të janarit.

27-vjeçari dëshiron të rikthehet në Serie A, aty ku ka dhënë më të mirën dhe për të janë Fiorentina dhe Milan që mund ti hapin dyert lojtarit.

Kuqezinjtë pas dështimit për të transferuar Zlatan Ibrahimoviq dhe Fabio Quagliarela janë gati t’i bëjnë Sevillas një ofertë huazimi me të drejtë blerjeje të detyruar.

Të dy klubet kanë marrëdhënie të mira mes vete, pasi në drejtim të Sevillas këtë verë është transferuar Andre Silva. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat