Serbët s’kanë guxim të vijnë në Gjakovë

Gjakova

Serbët s’kanë guxim të vijnë në Gjakovë

Më: 6 janar 2019 Në ora: 07:59
Pamje nga protestat

(E plotësuar) -  Pelegrinët serb nuk kanë ardhur sot në qytetin e Gjakovës për pelegrinazhin e tyre të rregullt vjetor.

Ndërkohë qytetarë të shumtë të Gjakovës sot ishin mbledhur që nga ora 8 e mëngjesit për të protestuar kundër ardhjes së tyre.

Ata protestuan sot në qytetin e tyre, siç kanë thënë ata “kundër ardhjes kriminelëve, të cilët nën petkun e pelegrinëve sot vijnë në Gjakovë”.

Protestuesi Kasim Qerkezi tha se ka humbur 5 familjarë, e ndër ta edhe djalin e tij 18 vjeç.

“Nuk jemi kundër festës, çdo vit do të protestojmë për familjarët tanë ende të pagjetur”.

Ai tha se 4 prej familjareve që i janë vrarë ende nuk janë gjetur.

Sebahate Doli, tha se do protestojnë “sepse na kanë bërë shkrumb e hi”.

Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, koloneli Ahmet Hasi, tha për kallxo se pelegrinët serb nuk na kanë paralajmëruar që sot do të vijnë në Gjakovë.

Mirëpo sipas tij ata as nuk kanë lajmëruar që s`do të vijnë.

“Pelegrinët serb nuk na kanë paralajmëruar që sot do të vijnë, mirëpo as nuk kanë lajmëruar që s`do të vijnë. Ne gjithsesi kemi ndërmarr masat gjatë protestës”, ka thënë Hasi.

***

Qytetarët e Gjakovës po vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë, duke protestuar kundër ardhjes së pelegrinëve serbë, që, sipas tyre, në mesin e të cilëve ka edhe nga ata që kanë kryer krime lufte në Kosovë.

Megjithatë, komandanti i Policisë së Rajonit të Gjakovës, Shpresim Ramadani ka deklaruar se policia ka informacione se pelegrinët serbë nuk do të vijnë gjatë ditës së sotme.

Megjithatë, ai thotë se do vazhdojnë të qëndrojnë në këtë vend për të parë nëse do të ketë ndonjë ndryshim.

“Nuk do të vijnë ata ,në fakt nuk është asgjë e konfirmuar. Mendojmë se nuk do të vijnë, por jemi të gatshëm për çdo informatë. Sipas informatave jozyrtare që kemi protesta do vazhdojë deri në ora 12:00. Ne i kemi të angazhuara të gjitha ekipet dhe jemi të gatshëm për çdo intervenim, por shpresojmë se nuk do të ketë nevojë për  intervenime”, ka deklaruar Ramadani.

**

Me pankartat" Gjakova nuk harron", “S’ka qetësi pa drejtësi" dhe "Dëshmorët nuk negociohen", qindra qytetarë të Gjakovës, në mëngjesin e sotëm kanë protestuar para kishës ortodokse serbe, duke kundërshtuar kështu vizitën e pelegrinëve serbë, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte.

Nevzede Luzha nga Gjakova ka dy djemtë e vrarë. Ajo tha se çdoherë del për të kundërshtuar ardhjen e tyre.

"Ju huptë fara atyre. Kanë vra, kanë dhunu femra. Qysh me duru nana. Kom me dal çdoherë. Dy mbreta më kanë shku. Edhe prej vorrit kom me u qu, me mbrojt vendim tim. Zoti i faroftë ata. Shtatë meshkuj jon shku prej familjen Luzha. Dy djemtë e mëdhenj, Arben edhe Arbër Luzha m'i kanë vra", tha ajo.

Ndërsa, Pashke Llesha, e cila ka të vrarë djalin, qeverinë e ka quajtur diktatoriale, duke fajësuar këtë të fundit për këto vizita.

Edhe policia thotë se protestuesit janë të qetë. Kapiten Shpresim Ramadani ka thënë se nuk kanë informatë se nëse do të vijnë pelegrinët serbë. Sipas tij, nëse edhe këta të fundit nuk do të vijnë për vizitë, janë të informuar se protesta do të zgjas deri në orën 12:00.

Në derën e kishës ortodokse protestuesit kanë lënë pankartat "Gjakova nuk harron" dhe "I keni duart me gjak"

Image
Image

Protestuesit gjakovarë: Jemi kundër kriminelëve që nën petkun e pelegrinëve vijnë në Gjakovë

Qytetarë të shumtë të Gjakovës janë duke protestuar sot në qytetin e tyre, siç kanë thënë ata “kundër ardhjes kriminelëve, të cilët nën petkun e pelegrinëve sot vijnë në Gjakovë”.

Protestuesi Kasim Qerkezi tha se ka humbur 5 familjarë, e ndër ta edhe djalin e tij 18 vjeç.

“Nuk jemi kundër festës, çdo vit do të protestojmë për familjarët tanë ende të pagjetur”.

Ai tha se 4 prej familjareve që i janë vrarë ende nuk janë gjetur.

Sebahate Doli, tha se do protestojnë “sepse na kanë bërë shkrumb e hi”.

Qytetarët e Gjakovës të cilët ende po i kërkojnë familjarët e tyre të pagjetur, janë duke protestuar sot në kohën kur pritet që qytetarë serbë të kryejnë pelegrinazh në këtë qytet.

Ata kanë paralajmëruar se thirrja e tyre për protestë nuk ka të bëj me besimin e tyre, porse në mesin e pelegrinëve serbë ka persona që ua njohin të bëmat gjatë luftës.

Fillon protesta në Gjakovë kundër pelegrinëve serb

Qytetarët e Gjakovës kanë nisur protestën paqësore për të kundërshtuar vizitën e pelegrinëve serbë në Gjakovë, të cilët janë të dyshuar për krime lufte.

Përmes një njoftimi, organizatorët kanë thënë se nuk kanë problem me besimin e pelegrinëve, por me të bëmat e tyre. “Problemin që kemi ne është se në mesin e tyre ka persona të cilëve ne ua njohim të bëmat gjatë luftës. 

Ata kanë emër e mbiemër.

Por, jemi dëshmitarë se të njëjtit nuk janë hetuar, gjykuar, e dënuar, për këto të bëma. 

Në këto rrethana kur heshtja institucionale ka shtuar kripë në plagët tona, vizita e tyre në qytetin që e lanë me gjak dhe e bënë shkrumb e hi është provokim”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.  

Image
Image

Sot protestohet në Gjakovë

Qytetarët e Gjakovës të cilët ende po i kërkojnë familjarët e tyre të pagjetur, do të mbajnë protestë gjatë ditës së sotme në orën 08:00 të mëngjesit, në kohën kur pritet që qytetarë serbë të kryejnë pelegrinazh në këtë qytet.

Ata kanë paralajmëruar se thirrja e tyre për protestë nuk ka të bëj me besimin e tyre, porse në mesin e pelegrinëve serbë ka persona që ua njohin të bëmat gjatë luftës.

THIRRJE PËR PROTESTË

Sërish erdh janari, sërish presim të vjen një grup serbësh në qytetin e Gjakovës me datën 6. Ne, qytetarët e Gjakovës, nuk kemi problem me besimin e tyre e as me të drejtën e tyre për të bërë pelegrinazh, siç interpretohet nga ta. Problemin që kemi ne është se në mesin e tyre ka persona të cilëve ne ua njohim të bëmat gjatë luftës. Ata kanë emër e mbiemër. Por, jemi dëshmitarë se të njëjtit nuk janë hetuar, gjykuar, e dënuar, për këto të bëma. Në këto rrethana kur heshtja institucionale ka shtuar krip në plagët tona, vizita e tyre në qytetin që e lanë me gjak dhe e bënë shkrumb e hi është provokim. Nuk mbetet rrugë tjetër përpos protestës qytetare. Prandaj, ne, qytetarët e Gjakovës, u bëjmë thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të na bashkohen ditën e diel, me datën 6 janar, tek rruga “Mbretëresha Teutë,” nga ora 8:00 në mëngjes. Edhe këtë vit do të protestojmë paqësisht. Dalja jonë dëshmon se Gjakova nuk ka harruar. Dalja jonë dëshmon se Gjakova kërkon drejtësi për të gjitha krimet e kryera nga regjimi serbë kudo në Kosovë.

Gjakova NUK harron!Gjakova kërkon drejtësi!

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat