Kusari Lila: Struktura qeverisëse  e AAK-së, po e godet në zemër Gjakovën

Gjakova

Kusari Lila: Struktura qeverisëse  e AAK-së, po e godet në zemër Gjakovën

Më: 2 mars 2019 Në ora: 15:40
Mimoza Kusari Lila

Me organizimin e shoqërisë civile dhe tri partive opozitare në Gjakovë, është mbajtur sot diskutimi i hapur me qytëtarët e Komunës së Gjakovës, në lidhje me çështjen e Kullës së Sulejman Vokshit.

Panelist  ishin Gjejlane Hoxha, eksperte e trashëgimisë kulturore, Arben Hoxha Prof.Ass.Dr. I letërsisë, dhe urbanisti Xhelal Hoxha, të cilët para të pranishmëve spjeguan anën profesionale dhe ligjore se pse propozim vendimi i qeverisjes lokale në Gjakovë, për shfuqizimin e interesit të veçantë për parcelat rreth Kullës së “Sulejman Vokshit” është i gabuar dhe nuk duhet lejuar.

Në debat ishte e pranishme edhe kryetarja dhe deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, e cila në adresimin e saj ka thënë se tendenca e shfuqizimit të vendimit të interesit të veçantë per parcelat rreth Kullës është një krim që po i bëhet Komunës së Gjakovës nga ana e strukturës aktuale qeverisëse.

“Edhe pse egziston plani i mirëfillët për ndërtimin e Gjakovës së re në pjesën veriore të qytetit, nga kjo strukturë qeverisëse, po goditet zemra e Gjakovës, me ndërtimet e larta të cilat po bëhen me qëllime të caktuara.  Gjakova i meriton vlerat që ia lanë pas figurat kombëtare, por fatkeqësisht ndaj këtyre përsonaliteteve  po bëhet atentat prej së dyti, duke shkatrruar monumentet dhe trashëgimin kulturore”, tha ndër të tjera kryetarja Kusari Lila.

Ndërkohë, Alternativa në Gjakovë do të mbështes protestën e thirrur nga shoqëria civile dhe i bënë thirrje të gjithë antarëve, votuesve dhe përkrahësve në Gjakovë që ditën e Hënë, me date 4 Mars, në ora 09:30, para Kuvendit Komunal në Gjakovë, të kundërshtojmë  tendencën e tretë me radhë të kryetarit Ardian Gjini për shfuqizimin e interesit të veçantë dhe krijimit të hapësirës për  ndërtime të larta rreth kullës së “Sulejman Vokshit”.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat