Tentohet të grabitet një institucion financiar në Gjakovë

Gjakova

Tentohet të grabitet një institucion financiar në Gjakovë

Më: 26 prill 2019 Në ora: 18:55
Foto ilustrim

Një rast tentim grabitje ka ndodhur sot në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Muslim Mulliqi”, saktësisht në filialen “RIA”, Institucion Financiar për pagesa dhe transfere parash.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Meqenëse ky filial gjendet pranë Qendrës Komunale të Regjistrimit Civil, qytetarët e kanë vërejtur një mashkull rreth 30 vjeç dhe e kanë njoftuar menjëherë policinë.

Patrullat policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin gjitha hapat për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar në këtë rast.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat