Juniku e Gjakova përplasen për një burim të lumit Ereniku - Bota Sot
Juniku e Gjakova përplasen për një burim të lumit Ereniku

Gjakova

Juniku e Gjakova përplasen për një burim të lumit Ereniku

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 21:17
Lumi Ereniku

Projekti i Komunës së Gjakovës për furnizim me ujë të 30 fshatrave po kundërshtohet nga kryetari i Junikut.

Deri në fshatin Batushë të Gjakovës kanë arritur punimet për zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit në këtë komunë.

Janë edhe gati 6 kilometra deri në përfundim të instalimit të gypave.

Por është kryetari i Komunës fqinje me Gjakovën, asaj të Junikut, Agron Kuçi që po kërkon ndërprerjen e punimeve.

Sipas Kuçit ky projekt po devijon rrjedhën e lumit Ereniku, prej të cilit furnizohet me ujë Juniku.

Përmes këtij projekti do të furnizohen mbi 30 fshatra me ujë. Burimi ofron 130 litra në sekondë, por sipas planifikimeve vetëm 27 litra do të shfrytëzohen për këtë furnizim.

Por në Komunën e Gjakovës, e cila bashkë me Ministrinë e Mjedisit dhe Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit Gjakova e kanë financuar këtë projekt, thonë se kërkesa e Kuçit është e pa bazë.

Edhe në KRU Gjakova, thonë se instalimi i ujësjellësit nuk e dëmton lumin, për shkak se bëhet fjalë vetëm për një burim që do ta kenë në shfrytëzim.

Kjo kompani, është pajisur me dokumentacionin e nevojshëm.

Madje ai pohon se është i lidhur emocionalisht me Junikun, por që bëhet fjalë për afër 20 mijë banorë që presin të furnizohen me ujë nga një burim i Lumit Erenik që kalon nëpër vendbanimet e tyre.

Ndërkohë, i gjithë projekti, kostoja e të cilit ka kushtuar mbi 2 milionë euro pritet të funksionalizohet në tetor të këtij viti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...