Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka mbajtur sot takim me kryetarët e nëndegëve.
“Në këtë takim u shpreh gatishmëria e kryetarëve të nëndegëve për themelimin e shtabeve zgjedhore në të gjitha nëndegët e Nismës Socialdemokrate Dega në Gjakovë”, shkruan Hoxha në Facebook.
Ai shton se Nisma Socialdemokrate në Gjakovë dhe në nivel vendi po hyn fuqishëm e konsoliduar për zgjedhjet e reja parlamentare që pritet të mbahen shumë shpejt.
“Me Nismën Socialdemokrate ndryshimi është i mundshëm. Ne jemi gati!”, shprehet Hoxha.