Përurohet ura në Smolicë të Gjakovës - Bota Sot
Përurohet ura në Smolicë të Gjakovës

Gjakova

Përurohet ura në Smolicë të Gjakovës

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 18:26

Banorët e fshati Smolicë tashmë do ta kenë më të lehtë qarkullimin, pas përurimit të urës së re, investim ky në vlerë mbi 500 mijë euro, si pjesë e bashkëpunimit mes komunës së Gjakovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.

Ky investim u konsiderua si i qëlluar pasi, përveç tjerash, kjo urë lidhë Gjakovën me qytete të tjera dhe Shqipërinë.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, tha se përurimi i kësaj ure është një dëshmi se pa marrë parasysh proceset, ata nuk do të ndalen së punuari.

Lekaj: Keni të fala prej kryeministrit për të punuar çdo ditë

“Nuk ka diçka më të mirë kur ne i ofrojmë qytetarëve një infrastrukturë moderne dhe sidomos kur jemi sot në këtë urë që e lidhë Shqipërinë, Junikun me Gjakovën dhe vendet e tjera. Unë e falënderoj dhe kompaninë ndërtuese që ka bërë dhe një punë të shkëlqyeshëm. Por ajo që dua të them është se keni të fala prej kryeministrit dhe më është lutur që ne të vazhdojmë për çdo ditë në punë, se kjo është një dëshmi se pa marrë parasysh proceset, ne jemi afër qytetarëve”, tha Lekaj.

Ndërsa, kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini u shpreh i bindur se gjitha këto projekte infrastrukturore po e ndërrojnë komplet pamjen e Gjakovës. 

Gjini: Këto projekte infrastrukturore po e ndërrojnë pamjen e Gjakovës

“Një urë, e cila para pak kohe ka qenë e dëmtuar rëndë, për një afat të shpejt është ndërtuar krejt urë të re, e cila pa asnjë dyshim do të qëndrojë për më shumë dekada... Sot ne i nisim dhe tri projekte të reja, bashkë me ministrinë, me fondet të cilat i janë ndarë komunës së Gjakovës prej ministrisë dhe Qeverisë. Të gjitha këto projekte infrastrukturore po e ndërrojnë komplet pamjen e Gjakovës”, tha kryetari Gjini.

Ndryshe,  gjatë ditës është përuruar edhe rruga Dol – Lipovec, në gjatësi rreth 4 kilometra, rrugën ‘Ramamat’ e gjatë rreth 3 kilometra me një kosto 171 mijë euro dhe rrugën ‘Muharrem Domi”, në gjatësi 715 metra, në vlerë mbi 155 mijë euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...