Dorëzohen 12 padi ndaj serbëve të dyshuar për krime të luftës - Bota Sot
Dorëzohen 12 padi ndaj serbëve të dyshuar për krime të luftës

Gjakova

Dorëzohen 12 padi ndaj serbëve të dyshuar për krime të luftës

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 12:00
Foto

(E plotësuar) - Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e krimeve të luftës në Gjakovë, ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale, kontingjentin e 12 padive ndaj serbëve të dyshuar për krime të luftës.

Pas dorëzimit të këtyre padive, Shkendije Hota tha se kontingjenti i këtyre kallëzimeve penale është bërë nga vetë dëshmitarët e rasteve, ku si të tillë kanë qenë vetë prezent qoftë vrasje apo dhunime seksuale nga forcat serbe.

"Le të bëjmë presion sa më shumë që kriminelët të cilët janë pjesëmarrës të këtyre krimeve në komunën e Gjakovës të fillojnë një procedurë penale ndaj tyre. Këto kallëzime penale nuk janë përralla, por ngjarje të vërteta. Ne e dimë se si shkojnë procedurat gjyqësore. Ne nuk presim që këto të bëhen me shkop magjik", tha ajo.

Paditë që janë dorëzuar më herët, tash janë në polici, për çka Hota tha se shpreson se do të punohet në këtë aspekt.

Ajo shtoi se vetëm në komunën e Gjakovës ka mbi 1600 persona të vrarë, e rreth 5000 raste të dhunimeve, ku kriminelët dihen me emër e mbiemër, dhe ekzistojnë edhe fotografitë.

Dorëzohen të tjera padi ndaj serbëve që kryen krime në Gjakovë

Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e dokumenteve të krimeve të luftës në Komunën e Gjakovës dorëzon kontingjentin e 12 të padive ndaj serbëve që kryen krime.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...