IPK tregon pse rekomandoi suspendimin e 6 zyrtarëve policorë në Gjakovë - Bota Sot
IPK tregon pse rekomandoi suspendimin e 6 zyrtarëve policorë në Gjakovë

Gjakova

IPK tregon pse rekomandoi suspendimin e 6 zyrtarëve policorë në Gjakovë

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar disa informacione nga Avokati i Popullit lidhur me dyshimet për tejkalim të autorizimeve policore, respektivisht, keqtrajtim nga disa zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Gjakovë.

Hetuesit e IPK-së, pas pranimit të informacionit, kanë ndërmarrë veprime hetimore në konsultim me prokurorin kompetent, duke ndërmarrë veprime hetimore dhe sigurimin e dëshmive të ndryshme që mund të ndihmojnë në zbardhjen e këtij rasti. 

Pas mbledhjes së informacioneve nga hetuesit në konsultim me prokurorinë kompetente, Inspektorati Policor ka hapur rast penal lidhur me këtë çështje me dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”. 

Në përputhje me ligjin e IPK-së si pjesë e procedurës hetimore Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin e gjashtë zyrtarëve policorë të Stacionit Policor të Gjakovës, një major, një kapiten, një rreshter dhe tre zyrtarë policorë deri në përfundim të këtij hetimi penal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...