Gjini: AAK arriti rezultat historik në Gjakovë, në nivel të Kosovës kemi pritur më shumë

Gjakova

Gjini: AAK arriti rezultat historik në Gjakovë, në nivel të Kosovës kemi pritur më shumë

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 07:09
Ardian Gjini

Kryetari i Gjakovës që është edhe nënkryetar i AAK-së, Ardian Gjini është shprehur i kënaqur me rezultatin që kjo parti ka arritur në këtë komunë por jo edhe me votat e fituara në nivel të Kosovës.

Gjini, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se rezultati i AAK-së reflekton punën e mirë që ai ka bërë në Komunën e Gjakovës.

“Për AAK-në është fitore historike, pasi është numri më i madh i votave i arritur ndonjëherë në Komunën e Gjakovës”.

Kryetari i Gjakovës thotë se kanë pritur edhe më shumë në Gjakovë por janë falënderuar ndaj qytetarëve për mbështetjen e dhënë.

“Sinqerisht në nivelin qendrorë kemi pritur rezultate më të mira”, tha Gjini.

Nënkryetari i AAK-së thotë se shpreson që projektet e rëndësishme për Gjakovën të mos ndalen pavarësisht se kush vjen në krye të qeverisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat