Gani Geci ka disa fjalë për ofertën e fundit të Vetëvendosjes, e zbulon se kush po përfiton nga e gjithë kjo

Gjakova

Gani Geci ka disa fjalë për ofertën e fundit të Vetëvendosjes, e zbulon se kush po përfiton nga e gjithë kjo

Nga: N.H Më: 14 janar 2020 Në ora: 19:06
Gani Geci

Nënkryetari i parë i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka publikuar propozimin e Vetëvendosjes për arritjen e koalicionit me LDK-në e Isa Mustafës.

Në këtë ofertë VV propozon 14 ministri dhe formulim konsensual për Presidentin, përcjell “Bota ë”.

Mirëpo, është ish-deputeti Gani Geci, i cili përmes në shkrimi në Facebook, ka thënë se propozimi i LDK-së ishte shumë më i arsyeshëm shumë më i drejtë që LDK-ja dhe LVV-ja t’i ndajnë 5 me 5 ministritë dhe të mbesin me 12 ministri siç premtuan para dhe pas zgjedhjeve të dyja palët.

Geci mes tjerash ka bërë me dije se atij i duket kjo ofertë më tepër si joshje e minoritetit serbë që t’i kenë 2 ministri për t’i rahatuar këta të fundit.

Ja shkrimi i tij:

Propozimi i LDK-ës ishte shumë ma i arsyeshëm shumë ma i drejtë qe LDK dhe LVV t'i ndajnë 5 me 5 ministritë dhe të mbesin me 12 ministri siç premtuan para dhe pas zgjedhjeve të dya palët.

Posti i kryetarit të Kuvendit ti takoj LDK-së kështu pat thanë edhe vetë VV në fillim para dhe pas zgjedhjeve dha çfarë të keçe do kishte që ky post më pas t'i kthehet VV pas zgjedhjes së Prisidentit.

Propozimi i VV që të rriten ministritë po jep me kuptua se VV po del nga premtimet elektorale vetem për poste.

Tani me këtë propozim bazuar në Kushtetutë një ministri i takon minoritetit Serbë dhe mua po me duket më tepër si joshje e minoritetit Serbë që t'i kenë 2 ministri për ti rahatuar serrbët për me votua Qeverinë Kurti se sa që ti ketë 6 ministri LDK ja.

Nëse kryetari i Kuvendit nga VV do jepte dorëheqje nuk është fundi i botës, sepse edhe kryetari i Kuvendit i zgjedhur nga radhet e LDK -së do të duhej të jepte dorëheqje pas një viti dhe nëse atëhere nuk do të mund të zgjidhej presidenti pas një viti atëherë VV dhe LDK do të mbanin nga një post të rëndesishen deri në fund të mandatit dhe ta gjenin ni president nga radhet e LDK-es të kapshem edhe për VV.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat