Gjakova kujton të rënët në demonstratat e vitit 1990

Gjakova

Gjakova kujton të rënët në demonstratat e vitit 1990

Më: 31 janar 2020 Në ora: 08:40
Fatmir Kërleshi dhe Xhevat Hoxha

Gjakova sot kujton dëshmorët Fatmir Kërleshi e Xhevat Hoxha të cilët para 30 vitesh u vranë në demonstratat e dimrit të vitit 1990 në afërsi të parkut që tashmë quhet “Parku i Lirisë” në lagjen “Gecë”.

Kërleshi dhe Hoxha u rreshtuan mes dallëndysheve të para të lirisë së Kosovës të cilët me guximin dhe trimërinë e tyre ju kundërvunë haptas shtypjes dhe hegjemonizmit sllav.

Në nderim të veprës së dy dëshmorëve sot prej orës 10:30 do të bëhen homazhe në varrezat e qytetit të Gjakovës, ndërsa prej orës 12:00 bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore pranë vendit të rënies.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat