Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në tentativë

Gjakova

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në tentativë

Nga: Adem Lushaj Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 18:49
Sendet e sekuestruara nga policia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, respektivisht Stacioni Policor në Malishevë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative dhe realizimit të objektivave policore për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët, ka përpiluar një plan operativ dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore-Gjakovë ka siguruar Urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë.

Sot me datë 07.02.2020 mbështetur edhe nga Njësia për Reagim të Shpejtë, ka kryer kontroll (bastisje) të objekteve të banimit dhe objekteve tjera përcjellëse në dy lokacione të ndryshme në territorin e Komunës së Malishevës dhe gjatë këtij operacioni policor janë arrestuar dy persona të dyshuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ,,Vjedhje e Rëndë” e mbetur në Tentativë të ndodhur me datë 20.01.2020 në ora 02:40 në fshatin Kijevë ku dy persona të maskuar , kanë tentuar që të kryejnë vjedhjen e të hollave në Bankomatin e TEB Bankës.

Gjate punëve operativo-hetimore hetuesit policor nga stacioni policor në Malishevë kanë mbledhë dëshmi lidhur me rastin si dhe gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmi te ndryshme.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë:

M.M. m /k/ sh 29 vjeçar

F.K. m /k/ sh 29 vjeçar

Personat e arrestuar dyshohet që në bashkëveprim me forcë kanë depërtuar në brendinë e një dyqani tjetër dhe nga aty kanë arritur të kryejnë vjedhjen.

Policia në cilësi të provave materiale ka sekuestruar nga të dyshuarit:

Një automjet të tipit Renault Llugano

Dy maska

Dy palë dorëza

Një qantë krahu

Një duks ngjyre e zeze

Një pallto reflektuese me kapelë

Një kapelë të zeza

Dy jelek reflektues-trafiku

Një palë atlete

Hetuesit policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë, ndërkohë që personat e dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat