Sot nisen 200 pako me produkte ushqimore dhe higjienike në Gjakovë - Bota Sot
Sot nisen 200 pako me produkte ushqimore dhe higjienike në Gjakovë

Gjakova

Sot nisen 200 pako me produkte ushqimore dhe higjienike në Gjakovë

Më: 27 prill 2020 Në ora: 06:34
Ilustrim

Fondacioni Besa, Klubi i Prodhuesve të Kosovës si dhe organizata Germi do të nisin sot 200 pako me produkte ushqimore dhe higjienike në Komunën e Gjakovës.

“Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë COVID-19”, është fushatë humanitare për mbledhjen e fondeve kryesisht nga diaspora, për të ndihmuar familjet të cilat janë në kushte të vështira ekonomike gjatë pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19, dhe njëkohësisht për të mbështetur prodhuesit vendorë, duke qenë se produktet e këtyre pakove janë 100% “Made in Kosova”.

Sot në Gjakovë niset kontingjenti me 200 pako me produkte “Made in Kosova”, të cilat do të arrijnë në komunë për t’i shpërndarë më pas në familjet në nevojë.

Këto pako përmbajnë produkte ushqimore dhe higjienike bazike dhe janë siguruar nga donatorë nga diaspora dhe Kosova, që t’u dalin në ndihmë familjeve me asistencë sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat