Kolaj: Një numër i konsiderueshëm i pacientëve me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës - Bota Sot
Kolaj: Një numër i konsiderueshëm i pacientëve me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës

Gjakova

Kolaj: Një numër i konsiderueshëm i pacientëve me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 23:46
Ferdinand Kolaj

Në Gjakovë sonte janë regjistruar tri raste të reja me coronavirus.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës, Ferdinand Kolaj thotë për RTV Dukagjinin se këto rezultate janë si pasojë e testimeve të ditës së djeshme.

Kolaj thotë se është shqetësuese që ditëve të fundit ka një ngritje të madhe të numrit të infektimeve me COVID-19 nga Komuna e Gjakovës.

“Një numër i konsiderueshëm i pacientëve të prekur me COVID-19 janë duke u trajtuar edhe në Spitalin e Gjakovës”, tha ai.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës thotë se nëse ofrohen mundësitë Spitali i Gjakovës ka kapacitete për të kryer testimet për coronavirus.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat