Shala: Në Gjakovë 40 raste pozitive me COVID-19, shtatë prej tyre po trajtohen në Spitalin e Gjakovës - Bota Sot
Shala: Në Gjakovë 40 raste pozitive me COVID-19, shtatë prej tyre po trajtohen në Spitalin e Gjakovës

Gjakova

Shala: Në Gjakovë 40 raste pozitive me COVID-19, shtatë prej tyre po trajtohen në Spitalin e Gjakovës

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 23:49
Hilmi Shala

Në Komunën e Gjakovës sonte janë paraqitur shtatë raste të reja.

Drejtori i Spitalit të Gjakovës, Hilmi Shala thotë për RTV Dukagjinin se pesë nga këta pacientë janë raste kontakti ndërsa dy prej tyre kanë qenë të shtrirë në spitalin e Gjakovës në Repartin e Infektivës.

“Në Spitalin e Gjakovës janë të shtrirë shtatë pacientë të konfirmuar me COVID-19”, tha ai.

Shala thotë se katër personel shëndetësorë nga Gjakova janë të prekur me coronavirus.

“Një internistë, një gjinekolog, një infektolog dhe një punëtorë i administratës janë të prekur me COVID-19. Mjekët janë duke u trajtuar në shtëpitë e tyre ndërsa punëtori i administratës është duke u trajtuar në Klinikën Infektive”.

Drejtori i Spitalit të Gjakovës thotë se trendi ditëve të fundit nuk është i mirë pasi ka një rritje të personave nga Gjakova të prekur me coronavirus.

“Kemi mbi 40 raste aktive në komunën tonë edhe pse numrin e saktë nuk e dimë pasi nuk kemi të dhëna të plota për numrin e të shëruarve”, deklaroi ndër të tjera Hilmi Shala.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat