Policia e Kosovës në Gjakovë në kuadër të planit operativ për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, nga ora 07:00 deri në 19:00 ka shqiptuar 79 fletëparaqitje në rajonin e Gjakovës.
Kështu ka bërë të ditur për media, drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, i cili njoftoi se nuk ka të arrestuar ndërkaq nga ora 20:00 njësitet policore bashkë me inspektorët komunalë janë në terren.
“Nga ora 07:00 deri në ora 19:00 në zonën e përgjegjësisë që mbulon Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë janë shqiptuar 79 fletëparaqitje për persona fizik. Gjatë kētij intervali kohor nuk ka pasur të arrestuar".
"Nga ora 20:00 njësitet policore bashkë me inspektorët komunal dhe ekipet nga niveli qëndror janë në teren dhe do të vazhdojnë deri në orët e vona”, ka thënë Graishta.