28 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi në Spitalin e Gjakovës

Gjakova

28 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi në Spitalin e Gjakovës

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka publikuar raportin ditor sa i përket gjendjes së pacientëve që po trajtohen për COVID-19.

Sipas këtij raporti, në spital janë të hospitalizuar 48 pacientë, prej të cilëve 36 janë të konfirmuar pozitivë me koronavirus.

Gjashtë pacientë janë konfirmuar negativ, ndërsa gjashtë të tjerë pritet të testohen për COVID-19.

Spitali po ashtu njofton se 28 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa një pacient është në CPAP maskë dhe një tjetër në respirator.

Në mesin e të infektuarve janë edhe gjashtë mjekë, 15 infermierë dhe tre staf mbështetës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat