Në Spitalin e Gjakovës 54 pacientë të hospitalizuar po trajtohen për COVID-19, ku prej tyre 35 kanë rezultuar me COVID-19.
Ndërsa 8 pacientë të tjerë janë në pritje të rezultatit, 9 do të testohen si dhe 2 pacientë kanë rezultuar negativ me COVID-19.
Kurse, 31 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi dhe 2 janë në CPAP maskë.
E nga stafi i spitalit, 6 mjekë, 14 infermierë dhe 2 staf mbështetës janë infektuar me COVID-19.
Kështu kanë bërë të ditur nga Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës.