Gjakova është përfituese e nëntë projekteve për efiçiencë të energjisë

Gjakova

Gjakova është përfituese e nëntë projekteve për efiçiencë të energjisë

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 10:58
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini dhe Drejtori Menaxhues i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Admir Shala, sot kanë nënshkruar vazhdimin e bashkëpunimit me Komunën e Gjakovës për realizmin edhe të pesë projekteve për efiçiencë të energjisë.

Nga marrëveshja e mëhershme është paraparë realizimi i projekteve për:

1.      Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” që do të përfshijë një strukturë bashkëkohore,

2.      SHMFU “Mazllum Këpuska”,

3.      SHFMU “Fehmi Agani”,

4.      SHME “ Kadri Kusari.”

Ndërsa ky bashkëpunim do te vazhdojë tani edhe në ndërtesat tjera publike:

1.      QKMF – dizajni i saj do të përshtatet me tradicionalen,

2.      SHFMU “Emin Duraku”,

3.      SHFMU “Anton Çetta” – Dol,

4.      SHFMU “Ukshin Miftari” – Skivjan,

5.      SHFMU “Dëshmorët Lleshi” – Doblibare

Kostoja totale e të gjitha projekteve të financuara nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë do të kaloj shifrën e 2 milionë eurosh.

Projektet do të fillojnë gjatë vitit të ardhshëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat