Rregullohet edhe ky lum i Gjakovës

Gjakova

Rregullohet edhe ky lum i Gjakovës

Më: 16 prill 2021 Në ora: 17:08
Ardian Gjini

Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, tha se sot, filluan një projekt të madh dhe të rëndësishëm për Gjakovën, siç është trajtimi i shtratit të lumit “Llukac”!

Sipas tij ky projekt që pritet të ndryshojë komplet këtë pjesë të qytetit dhe t’i jep një pamje shumë më të mirë Gjakovës, parasheh rregullimin e tërësishëm të shtratit të lumit, trajtimin e ujërave të zeza, konkretisht vendosjen e kanalizimeve si dhe ndërtimin e shtigjeve të ecjes bashkë me elementet përcjellëse të gjelbërimit dhe mirëmbajtjes. Jam jashtëzakonisht i lumtur që brenda kësaj periudhe po fillojmë ta trajtojmë edhe lumin e tretë që kalon nëpër qytetin e Gjakovës.

Pjesa e “Krenës” në qendër të qytetit tashmë është e përfunduar dhe sivjet do të vazhdojmë të punojmë me “Krenën” në pjesën e epërme deri tek Tulltorja dhe në pjesën e poshtme deri tek derdhja e saj në lumin “Erenik”. Gjithashtu, sivjet do të nisim trajtimin edhe të lumit “Erenik” përgjatë tërë segmentit të rrugës “Bujar Roka”. 

"Gjakova është me fat që ka tre lumenj që kalojnë përmes qytetit, por këta lumenjë duhet t’i ruajmë. Ata nuk duhet të jenë barrë për ne, shkaktarë të vërshimeve dhe vend për hedhjen e mbeturinave e kanalizimeve, por përkundrazi duhet të jenë aset i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit dhe unë po ndjehem shumë mirë që jemi duke punuar fuqishëm drejt këtij synimi", tha Ardian Gjini.

Kryetari i Gjakovës shtoi se ndryshe, faza e parë e trajtimit të lumit “Llukac” përfshinë një segment prej 500 metrash, prej urës në rrugën “Petro Nini Luarasi” e deri tek ura në dalje të qytetit, drejtimi për Prizren dhe financohet nga fondet e Bashkimit Evropian përmes programit ndërkufitar IPA Kosovë-Shqipëri. Ndërkohë, komuna ka planifikuar që vitet e ardhshme të ndajë buxhet për vazhdimin dhe përfundimin e tërësishëm të këtij projekti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat