KRU “Gjakova” pastron pustetat dhe verifikon gjendjen aktuale

Gjakova

KRU “Gjakova” pastron pustetat dhe verifikon gjendjen aktuale

Më: 21 prill 2021 Në ora: 14:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Si aktivitet i mirëmbajtjes së kanalizimit, për pos debllokimit dhe pastrimit të pusetave, ekipet adekuate nga KRU “Gjakova” janë duke bërë njëkohësisht dhe inspektimin e pusetave të kanalizimit-fekal.

Gjatë këtij aktiviteti punues, bëhet verifikimi i gjendjes aktuale të pusetave, gjendjes fizike të tyre, lidhjeve shtëpiake si dhe inqizimi gjeodezik i tyre ku të gjitha të dhënat faktike futen në sistemin GIS.

Ky aktivitet momentalishtë është duke u zhvilluar në rrugën “Gjergj Fishta” si dhe “Rrustem Berisha” në Orizen Jugore-Gjakovë. Deri më tani është bërë inspektimi i mëse 25 pusetave.

Ndërsa banorët i lusim për më shumë  kujdes, mos  dëmtoni rrjetin e kanalizimit në objektet tuaja të banimit!

Tregoni  më shumë  vetëdijësim ndaj rrjetit të kanalizimit sepse problemet e shfaqura në rrjetin e kanalizimit reflektojnë në kualitetin e jetës dhe mirëqënjes suaj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat