​Vazhdon ndërtimi i Impiantit për Ujërat e Ndotura në Gjakovë

Gjakova

​Vazhdon ndërtimi i Impiantit për Ujërat e Ndotura në Gjakovë

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në ndërtimin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Ndotura në Gjakovë.

Sipas kësaj kompanie, objektivi dhe qëllimi specifik i këtij projekti të veçantë është të zvogëlojë ndotjen mjedisore në Qytetin e Gjakovës.

Duke trajtuar ujërat e ndotura të zonës.

“Të angazhuar në mbikëqyrjen e punimeve inxhinier të kualifikuar nga KRU “Gjakova” si dhe Sanja Horvat nga Kroacia -Eksperte për Operim dhe Mirëmbajtje të ITUN-it, roli i saj është të mbështesë KRUGJ-në, në procesin e operimit dhe mirëmbajtjes së Impiantit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat