Flet ish-kryeshefi i KRU “Gjakova”, tregon pse e shkarkuan

Gjakova

Flet ish-kryeshefi i KRU “Gjakova”, tregon pse e shkarkuan

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 18:20
Ismet Ahmeti.

Pak më parë u raportua se është shkarkuar kryeshefi i KRU “Gjakova, Ismet Ahmeti.

Këtë e ka konfirmuar vet Ahmeti, i cili tregoi arsyetimin, që sipas tij është marrë ky vendim.

Ai thotë se “arsyeja dihet”, duke shtuar se ka qenë më i suksesshmi.

“Po, sot më ka shkarku bordi i drejtorëve. Arsyeja dihet. Qëllimi se vetëm që kam qenë një kryeshef më i suksesshmi në rajon, që 10 vjet. 8 vjet që jemi shpallë kompania më e mirë, me performancën më të mirë. Kjo është arsyeja. Vendimin ende s’e kom marrë, po ata sot e kanë marrë vendimin”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat