Universiteti “Fehmi Agani” pranohet në Europian University Association – EUA

Gjakova

Universiteti “Fehmi Agani” pranohet në Europian University Association – EUA

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 19:29
Universiteti “Fehmi Agani”, Gjakovë

Më 5 nëntor 2021, Rektori, prof. ass. dr. Artan Nimani pranoi konfirmimin për anëtarësimin në Shoqatën Evropiane të Universiteteve (Europian University Association-EUA) të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, nga Amanda Crowfoot, Sekretare e Përgjithshme e EUA-së.

Për anëtarësimin në EUA, rektori Nimani shprehet i lumtur dhe falënderues:

“Të nderuar kolegë,

Nga sot, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është bërë pjesë e Shoqatës Evropiane të Universiteteve (Europian University Association - EUA).

Kam kënaqësinë e veçantë të ndaj me ju lajmin e mrekullueshëm që na erdhi nga EUA, ku Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë pranohet me të drejta të plota në familjen e universiteteve të Evropës. Këtë arritje iu dedikoj studentëve, stafit dhe të gjithë miqve që na mbështetën në këtë rrugëtim.

Na priftë e mbara!

Me respekt,

Rektori, prof. ass. dr. Artan Nimani”

Kujtojmë se Shoqata Evropiane e Universiteteve (EUA) përfaqëson më shumë se 800 universitete dhe konferenca kombëtare të rektorëve në 48 vende evropiane. EUA luan një rol vendimtar në Procesin e Bolonjës dhe në ndikimin e politikave të BE-së për arsimin e lartë, kërkimin dhe inovacionin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat