Gjakovari tentoi t’i jap fund jetës, policia tregon për gjendjen e tij

Gjakova

Gjakovari tentoi t’i jap fund jetës, policia tregon për gjendjen e tij

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 20:58
Foto ilustrim

Një burrë në Gjakovë sot ka tentuar t’i jap fund jetës duke konsumuar kimikate higjenike.

Zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Nusret Gjurkaj ka konfirmuar se sonte rreth orës 18:30 minuta nga emergjenca e spitalit rajonal “Isa Grezda” Stacioni policor- Gjakovë ka pranuar informate se një person ka kërkuar tretman mjekësor si pasoje e konsumimit te kimikateve higjienike, duke tentuar te vetëvritet.

Ai thotë se patrulla ka shkuar në spital ku ka takuar viktimën i cili ishte në gjendje stabile si dhe dëshmitaren e lartëcekur me të cilen viktima ishte në lidhje dashurie.

“Nga biseda është mësuar se viktima aktin e tentim vetëvrasjes e kishte paralajmëruar me një mesazh te njëjtën e cila me pas e ka gjetur viktimën në gjendje jo të mirë shëndetësore ku dhe i është ofruar tretmani mjekësor. Sipas viktimës këtë përpjekje ai e ka ndërmarrë pasi i kishte prishur raportet me të njëjtën. Lidhur me rastin janë njoftuar hetimet e stacionit si dhe hetimet rajonale si dhe prokurori kujdestar. Gjendja e viktimës vazhdon të mbetet stabile si dhe i njëjti ndodhet nën përkujdesjen e mjekeve”, thotë Gjurkaj.

Ai thotë se rasti është nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat