​Gjini fton qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar

Gjakova

​Gjini fton qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 11:35
Ardian Gjini

Kryetari aktual dhe kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, i ka ftuar qytetarët e kësaj komune që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Gjini pasi votoi në shkollën "Mustafa Bakija", tha se sot kur edhe po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, është një ditë e mirë dhe se i gjithë procesi thekson se do të përmbyllet si është më së miri.

Gjini: Kreva obligimin tim, shpresoj që qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar

"Sot është ditë e posaçme për Gjakovën, është dita kur votojmë në raundin e dytë, unë e përfundova obligimin tim me familje. Shpresojmë që të gjithë qytetarët e Gjakovës ta kryejnë obligimin e vet, ta ushtrojnë atë të drejtë për të votuar. Është një ditë e mirë dhe do ta përmbyllim ashtu siç është më së miri", tha Gjini.

Gjini është në garë me kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Kujtojmë që në zgjedhjet lokale, në raundin e parë që u mbajtën me 17 tetor, Ardian Gjini fitoi 47.76 përqind të votave, kurse Kusari-Lila fitoi 37.20 përqind të votave.

Në Gjakovë të drejtë vote për të zgjedhur të parin e komunës kanë 113 mijë e 165 qytetarë. Në këtë komunë janë 34 qendra të votimit me gjithsej 139 vendvotime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat