Flet pronari i lokalit në Gjakovë, ku ndalohet diskutimi për politikë

Gjakova

Flet pronari i lokalit në Gjakovë, ku ndalohet diskutimi për politikë

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 10:22
Pronari i këtij lokali

Në qytetin e Gjakovës është kafiteri ku tash e disa vjet është e ndaluar të diskutosh për politikë.

Pronari i këtij lokali tregoi se pse e ka marrë këtë vendim dhe se si vepron kur dëgjon klientët se po flasin për politikë.

“Këtë vendim e kam marrë pasi disa nga klientët kanë pasur konfrontime shpesh herë edhe prej kësaj kemi vendosë që të mos flitet për politikë. Para disa vjetëve kemi pasur telashe me dy klientë që në konflikt e sipër i kanë nxjerrë edhe armët dhe diskutimin për politikë e kemi ndaluar në lokal”.

“Në momentin që dëgjoj se toni i zërit është më i lartë sesa duhet dhe temë diskutimi është politika zakonisht ulem me klientët dhe ju tregoj se këtu ndalohet biseda për politikë ku edhe është e vendosur letra sipër”.

Pronari tregon se ka pasur edhe ankesa se pse kjo gjë u ndalohet dhe u tregoi arsyet.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat