Bukëpjekësi në Gjakovë shpërblen blerësit “ekologjik”

Gjakova

Bukëpjekësi në Gjakovë shpërblen blerësit “ekologjik”

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 22:59
Furra në Gjakovë

Bukëpjekësi në Gjakovë shpërblen blerësit “ekologjik”.

Furra e njohur në Gjakovë “Te Dini” me pronar Leorent dhe Lulzim Vorfi, për festat e fundvitit ka befasuar klientët e tij.

Për blerësit të cilët kanë përdorë korpen ekologjike e jo qeset e plastikës, pronari i furrës Leorent Vorfi, ka ndarë tri shpërblime për klientët, të cilët e kanë respektuar thirrjen e Parlamentit të BE-së që të “kufizohet fluksi i konsumit të qeseve plastike”.

Shpërblimi i parë ka qenë tri bukë, i dyti dy bukë, kurse i treti ka fituar një bukë, kuptohet falas.

Sipas bukëpjekësit, ky shpërblim do të jetë tradicional dhe do të ndahet në fund të vitit për blerësin, i cili respekton normat mjedisore.

Ky shpërblim nuk ka vlerë material, por është me rëndësi vetëdijësimi i qytetarëve për ruajtjen e mjedisit.

“Njëherit gjatë ketij viti i kemi kursyer më shumë se 600 qese plastike” - shprehet pronari i furrës.

Ky shpërblim u mirëprit nga banorët e lagjes dhe ka vullnet që edhe të tjerët të përdorin korpat ekologjike dhe jo qeset e plastikës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat