Prokuroria e Gjakovës kërkon paraburgim për personin që tentoi ta vras ish bashkëshorten e tij

Gjakova

Prokuroria e Gjakovës kërkon paraburgim për personin që tentoi ta vras ish bashkëshorten e tij

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit Sh. P.

Për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, nga neni 173 paragrafi 1, nen paragrafi 1.3 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria njofton se, rasti ka ndodhur më 19 dhjetor 2021, në Komunën e Gjakovës, pikërisht në banesën e ish bashkëshortes së tij, të dëmtuarës A.A., ku fillimisht janë fjalosur, e më pas i pandehuri Sh. P., me një tavolinë druri e kishte goditur të dëmtuarën disa herë në kokë, fytyrë e pjesë të ndryshme të trupit, derisa e njëjta ka mbetur e shtrirë në dysheme pa ndjenja.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 19 dhjetor 2021.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat