Prokuroria Themelore e Gjakovës përmes procedurës së ndërmjetësimit ka zgjidhur 415 lëndë

Gjakova

Prokuroria Themelore e Gjakovës përmes procedurës së ndërmjetësimit ka zgjidhur 415 lëndë

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 15:36
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, zyra për ndërmjetësim, gjatë vitit 2021 ka arritur që përmes marrëveshjeve të ndërmjetësimit të zgjidhë 415 lëndë.

Në një komunikatë për media të kësaj prokurorie thuhet se zyra për ndërmjetësim, ka trajtuar të gjitha rastet me seriozitet të lartë duke vlerësuar vullnetin e lirë të palëve.

Poasht edhe barazinë e palëve, paanshmërinë dhe pavarësinë e tyre si dhe privatësinë e konfidencialitetin.

“Gjatë periudhës kohore 01.01.2021 deri më 24.12.2021, kjo zyrë nga lëndët e pranuara nga prokurorët e kësaj prokurorie, ka zgjidhur me sukses 415 lëndë, përmes marrëveshjeve të ndërmjetësimit”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat