Tri shkolla në Gjakovë në mësim online

Gjakova

Tri shkolla në Gjakovë në mësim online

Më: 19 janar 2022 Në ora: 13:11
Foto ilustrim

Komuna e Gjakovës, saktësisht Drejtoria për Arsim ka bërë të ditur se në Gjakovë janë tri shkolla që po e mbajnë mësimin online.

Në një postim në Facebook, Drejtoria për Arsim bëri njoftoi se shkollat që kanë kaluar online janë “Yll Morina”, Shkolla e Mesme Ekonomike “Kadri Kusari ” dhe Shkolla e Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha.

“Ju lutemi merrni masa në shkolla, maska dhe dezinfektues të domosdoshme, klasat të ajrosen kohë pas kohe dhe të jeni të kujdesshëm nëse nxënësit dalin me ndonjë simptomë në shkollë.

Ne jemi duke i marr informatat për çdo shkollë dhe nëse eventualisht kemi rritje të rasteve do të ju njoftojmë me kohë”, thuhet më tej. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat