​Parku i madh i Gjakovës vazhdon të plotësohet çdo ditë e më tepër

Gjakova

​Parku i madh i Gjakovës vazhdon të plotësohet çdo ditë e më tepër

Më: 28 mars 2022 Në ora: 18:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka bërë të ditur se sot në një pjesë të parkut të madh të qytetit kanë nisu me mbjelljen e pemëve të “Parkut të Shekspirit”, një kënd ky i veçantë që do të shndërrohet në atraksion për qytetarët.

“Në “Parkun e Shekspirit” do të mbillen pothuajse të gjitha pemët që përmenden në veprat e shkrimtarit të madh anglez.

Parqe të tilla, tashmë janë të njohura dhe tejet të vizituara në disa vende të botës”, ka shkruar Gjini në Facebook.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se sot, falë një donacioni të një kompanie vendore, në një kënd tjetër të Parkut të Madh janë mbjellë 77 pemë të Rrapit, të cilat po ashtu do të ndikojnë në plotësimin e këtij parku.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat