Hiqet ndalesa për mbulesë, deklarohet drejtoresha e Arsimit

Gjakova

Hiqet ndalesa për mbulesë, deklarohet drejtoresha e Arsimit

Më: 1 prill 2022 Në ora: 00:27
Eranda Kumnova

Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova, ka reaguar në lidhje me posterin e vendosur në shkollën teknike të këtij qyteti ku thuhej se ndalohet hyrja e vajzave me mbulesë.

Kumnova tha se kjo ndalesë nuk ishte vendim komunal e as i Drejtorisë së Arsimit, por ka qenë vendim individual i shkollës, teksa tha se lajmin e ka marr vesh nga rrjetet sociale dhe ka kërkuar menjëherë që të hiqet një postim i tillë.

Tutje, ajo tha se ata si Drejtori e Arsimit do të kërkojnë nesër nga drejtoresha e shkollës teknike në Gjakovë që fillimisht të jap një deklaratë dhe pastaj të vendosin për hapat tutje.

“Gjakova njihet për tolerancën fetare që ka mes besimeve të ndryshme dhe shkollat duhen të jenë vende ku kultivohet kjo tolerancë”, ka thënë Kumnova.

Më tej, Kumnova bëri të ditur se në shkolla të tjera në Gjakovë nuk ka postime të tilla në hyrje, ndërsa hapat tutje për rastin në Shkollën e Mesme Teknike në Gjakovë do të merren hapat që të do të jenë në harmoni me udhëzimet dhe ligjet në fuqi.

“Fillimisht ajo [drejtoresha] do ta jap deklaratën me shkrim për ta sqaruar rastin se pse ka ardhur deri te ky vendim”, ka thënë ajo.

Ajo tha se ka pasur reagime dhe ka kontaktuar edhe me persona që i përkasin feve të ndryshme, ku sipas saj, kanë kërkuar që të hiqet kjo masë teksa tha se shpreson se të gjithë e kanë vetëm si gabim të drejtoreshës, pa pasur ndonjë tendencë.

“Ata kanë kërkuar që të hiqet kjo por masat e mija kanë qenë të menjëhershme dhe unë shpresoj se të gjithë e kanë marrë se kjo ka mundur të jetë edhe një gabim i drejtoreshës, pa ndonjë tendencë”, ka thënë Kumnova.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat