Babai qetëson të gjithë: Vajza nuk m’u diskriminua kurrë

Gjakova

Babai qetëson të gjithë: Vajza nuk m’u diskriminua kurrë

Më: 1 prill 2022 Në ora: 22:36
Mbulesa brenda këtij institucioni konsiderohej e ndaluar, krahas armëve të zjarrit e duhanit.

Drejtoresha e shkollës teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, Florentina Gjergjaj, dha leje për vendosjen e një shenje, që vajzës së klasës së 10-të, e e cila është e vetmja me mbulesë në atë shkollë, do të mund t’i ndalohej hyrja brenda.

Mbulesa brenda këtij institucioni konsiderohej e ndaluar, krahas armëve të zjarrit e duhanit.

Për këtë, të premten këtu erdhi edhe prindi i vajzës. Veçse ai po beson se e gjitha kjo, ka mundur të jetë një lëshim i rastit.

“Ka qenë gabim teknik, çdo njeri bën gabime”, tha Armend Rexhaj.

Stickeri u largua dje, teksa një mësimdhënës po thotë se nuk qëndroi për shumë kohë.

Vetë drejtoresha nuk deshi të flas. Madje, nuk foli as për komente negative që mori në rrjetet sociale.

Një veprim i tillë ka indinjuar edhe qytetarët.

Një ditë më parë, nga komuna thanë se kjo që ndodhi ishte veprim individual i shkollës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat