Liqeni mbushet me bërllok, Gjakova ndalon Radoniqin

Gjakova

Liqeni mbushet me bërllok, Gjakova ndalon Radoniqin

Më: 2 prill 2022 Në ora: 22:09
Liqeni i Radoniqit

Kompania e ujësjellësit rajonal “Gjakova” me anë të një vendimi të datës 25 mars të këtij viti, ka ndaluar qarkullimin e veturave e ecjen e qytetarëve, notin e peshkimin në liqenin e Dukagjinit, në pjesën e cila i takon më pronësi kësaj kompanie publike.

Ky vendim sipas zyrtarëve të KRU “Gjakova”, është marë bazuar në udhëzimin administrativ të për përcaktimin e zonave të mbrojtura sanitare të burimeve të ujit, i krijuar nga ministria, e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Punonjësit e ndërmarrjes publike u ankuan se vetëm për një ditë, vitin e kaluar, kanë larguar 29 kontejnerë me mbeturina nga liqeni, të cilat i kanë hedhë banorët.

E gjakovarët po ankohen se nuk kanë ku të shkojnë tjetër veç  Shkukëzës për t’u relaksuar, e këtë vendim e cilësojnë jo të drejtë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat