Borxhet ndaj KRU “Gjakova”: Ka filluar implementimi i lëndëve tek Përmbaruesi Privat

Gjakova

Borxhet ndaj KRU “Gjakova”: Ka filluar implementimi i lëndëve tek Përmbaruesi Privat

Më: 19 prill 2022 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Departamenti i Shitjes së KRU “Gjakova”, në muajin paraprak ka bërë shpërndarjen e vërejtjeve tek të gjithë konsumatorët të cilët kanë borxhe të akumuluara.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim nga KRU “Gjakova” .

Konsumatorët të cilët janë njoftuar paraprakisht me anë të vërejtjes, janë të obliguar të paraqiten pranë zyreve tona, me qëllim të kryerjes së obligimit ndaj borxhit ose riprogramimit të tij me këste. Poashtu ju njoftojmë se KRU “Gjakova”, ka filluar me implementimin e lëndëve tek Përmbaruesi Privat”.

Duke mos dashur të ju implikojmë me shpenzime shtesë, apelojmë tek të gjithë konsumatorët që kanë borxhe të akumuluara të përmbushin obligimet e tyre”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat