Kokaj: Tërmeti u ndie edhe në Gjakovë

Gjakova

Kokaj: Tërmeti u ndie edhe në Gjakovë

Më: 22 prill 2022 Në ora: 23:52
Jahja Kokaj.

Pas lëkundjeve të tokës në Kosovë, në Facebook është paraqitur deputeti dhe shkencëtari, Jahja Kokaj.

Ai ka shkruar shkurt, duke thënë se tërmeti është ndier edhe në Gjakovë.

“Tërmeti ndihet ne Gjakovë. Valët prapaganduan ne drejtim veri- jug”, ka shkruar Kokaj.

Dridhje të fuqishme të tokës janë ndjerë pas orës 23:00 në Kosovë dhe Ballkan.

Epiqendra e këtij tërmeti, që dridhi edhe vendet e tjera të rajonit, është regjistruar në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat