​Digjen tri shtëpiza te parku i qytetit në Gjakovë

Gjakova

​Digjen tri shtëpiza te parku i qytetit në Gjakovë

Më: 12 janar 2023 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Në qendër të Gjakovës, te parku ku kanë qenë të vendosura shtëpizat prej druri që janë shfrytëzuar gjatë festave të fundvitit, ka shpërthyer zjarr.

Shkaktari ende nuk dihet, por nga pamjet shihet se zjarri ka kapluar një pjesë të madhe të zonës përrreth.

Policia ka raportuar se zjarrfikësit kanë shuar zjarrin dhe ngjarja është duke u hetuar.

Rasti është inicuar si incident zjarri.

“Rr. Nënë Tereza, Gjakovë 11.01.2023 – 17:47. Raportohet se në rrethana të pa njohur në zjarr janë përfshirë tri shtëpiza nga druri, që i kishte vendosur komuna në shesh. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat