​Gjakova nderon viktimat e gjenocidit në Kosovë

Gjakova

​Gjakova nderon viktimat e gjenocidit në Kosovë

Më: 15 janar 2023 Në ora: 20:41
Foto nga vendngjarja

Në nderim të viktimave të gjenocidit në Kosovë, sonte para lapidarit "Shokët e Lirisë" janë ndezur qirinj nga qytetarë dhe aktivistë të shumtë.

Në këtë aktivitet që u organizua nga Qendra "Gjenocidi në Kosovë - Plagë e Hapur" dhe u përkrah nga shoqatat lokale "Krimet e Luftës - Gjakova 98'-99'" dhe "Thirrjet e Nënave", mori pjesë edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini.

Ky i fundit, mes tjerash, ka thënë së ajo që ka ndodhur në vendin tonë gjatë luftës së fundit nuk duhet harruar asnjë herë.

Por përkundrazi duhet të kujtohet e të gjitha viktimat duhet të nderohen sa herë që të jetë e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat