Kuvendi Komunal i Gjakovës mbajti mbledhjen e tretë për këtë vit

Gjakova

Kuvendi Komunal i Gjakovës mbajti mbledhjen e tretë për këtë vit

Më: 27 mars 2025 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Nën kryesimin e Kryesueses së Kuvendit Komunal të Gjakovës, Arbënesha Kuqi, është mbajtur mbledhja e tretë për këtë vit e Kuvendit të Komunës së Gjakovës, ku në fillim të takimit kryesuesja Kuçi, ka prezentuar shqyrtimin e procesverbalit të mbledhjes së fundit të mbajtur më 26 shkurt 2025 .

Në këtë mbledhje janë diskutuar dhe miratuar këto pika të rendit të ditës :

Shqyrtimi i raportit final financiar të Komunës së Gjakovës për vitin 2024;

Bartja e të hyrave vetanake të pashpenzuara nga viti fiskal 2024 në buxhetin e vitit 2025;

Propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale me numër P-70705029-00468-26;

Propozim vendimi për formimin e komisionit vlerësues për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale me numër P-70705029-00468-26;

Shqyrtimi i rregullores për organizimin e brendshëm, sistematizimin, dhe klasifikimin e vendeve të punës në Komunën e Gjakovës;

Shqyrtimi i progresi të adresimit të rekomandimeve të auditorit të përgjithshë sipas planit të veprimit të ekzekutivit komunal dhe

Informata për përgatitjet ndaj emergjencave në komunën e Gjakovës

Asambleistët parashtruan pyetje dhe kërkesa të ndryshme, përgjigjet e të cilave i morrën nga Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, Drejtori për Buxhet dhe Financa, Durim Halilaj, Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim Haxhi Sejdiu si dhe Menaxheri i Burimeve Njerëzore Kushtrim Brahimaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat