KRU “Gjakova” njofton për reduktime te ujit të pijshëm

Gjakova

KRU “Gjakova” njofton për reduktime te ujit të pijshëm

Më: 2 prill 2025 Në ora: 22:54
Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” njofton se nesër do të zhvillohen punime në rrjetin e ujësjellësit.

Njoftohet se do ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në lokacione të caktuara: Fortesë, Celinë, Krushë e Madhe, Krushë e Vogël, Randobravë, Retijë e Poshtme, Retijë e Epërme, Piranë, Nagavc, Hoçë e Vogël, Brestovc, Krajkë, Bregdri, Zymë e Shëngjergj.

Ndërprerja e furnizimit filloi sonte nga ora 20:00 dhe do zgjasë deri në orët e para të mbrëmjes së nesërme, duke pasur parasysh edhe mbarëvajtjen e punimeve, theksojnë nga kompania, duke shtuar se nesër nga ora 07:00 do të ketë ndërprerje te ujit të pijshëm edhe për fshatrat e Hasit, Anadrinit, Xërxë si dhe e gjithë Njësia e Rahovecit.

“Po realizohen intervenime të rëndësishme në stabilitetin e rrjetit të ujësjellësit, ndaj kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve të cilët preken nga reduktimet e furnizimit”, thuhet tutje në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat