U mbajt Debati i fund vitit me qytetarët e Komunës së Gjakovës

Gjakova

U mbajt Debati i fund vitit me qytetarët e Komunës së Gjakovës

Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 18:10
Gjakovë

Sot është mbajtur debati i dytë vjetor me qytetarët e komunës së Gjakovës, me ç‘rast nga kryetarja e komunës Mimoza Kusari-Lila dhe drejtorët komunal është bërë prezantimin i të arriturave përgjatë vitit 2016.

Në fjalën e saj para qytetarëve, kryetarja Kusari – Lila fillimisht e ka përmendur përformancën e mirë të Komunës të vlerësuar edhe nga DEMOS-i, përformancë për të cilën komuna ka përfituar edhe 600 mijë euro shtesë për këtë vit. Kryetarja gjithashtu e ka përmendur ngrohtoren e re të qytetit që ka nisur procedurat dhe e cila në vitin e ardhshëm do të ndërtohet me mjetet e Bashkimit Evropian në vlerë prej 12 milion euro, pastaj mbështetjen e bizneseve të komunës, prej të cilave kanë përfituar 72 sish, ku së bashku me organizatën gjermane “Help” këtë vit u janë ndarë mjete në shumë prej 221 mijë euro, e me rëndësi po ashtu shumë të madhe është edhe impianti i ujërave të zeza në vlerë prej 16. 8 milion euro, projekt ky që është në procedurë dhe që do të jetësohet në bashkëpunim të Komunës së Gjakovës dhe të Bankës Gjermane për Zhvillim.

Në kuadër të potencimit të jetësimit të investimeve kapitale për mirëqenie të qytetarëve, nga kryetarja e komunës, Mimoza Kusari-Lila është përmendur projekti në shumë prej 2.4 milion euro, pasi komuna e Gjakovës ka nënshkruar kontratën me Bankën Gjermane për Zhvillim me qëllim të rritjes së efiçencës së energjisë në objektet publike, mandej projekti ujit të pijshëm në vlerë prej një milion euro për gjashtëmbëdhjetë fshatra, si dhe të njëzet e katër fshatrave të Rekës së Keqe.

Image

Me rëndësi në arritje të objektivave të menaxhimit, kryetarja Mimoza Kusari-Lila ka veçuar edhe uljen e shpenzimeve në telefon dhe karburante, në disa raste deri në shtatëdhjetë për qind, etj.

Si ndër synimet e qeverisjes komunale është edhe investimi dhe mbështetja në resurse prodhuese, ku për këtë qëllim janë subvencionuar 511 fermerë në shumë prej 163,520 euro, ndërkohë që nga donatorët është arritur që fermerët të subvencionohen edhe në vlerë prej 61 mijë euro. Ndërkaq, për investime tjera kapitale në lëmin e bujqësisë janë investuar mbi 139 mijë euro.

Nga kryetarja e komunës, Mimoza Kusari-Lila janë potencuar edhe arritjet e drejtorive tjera konform planifikimeve dhe përputhshmërisë së tyre me realizimet, ku janë përmendur aktivitetet e shumta në nivel vendor dhe ndërkombëtar të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pastaj ngritja e shërbimeve cilësore administrative si dhe projektet “Gjakova qytet i mençur” dhe “Gjakova fit for children”, vendosja e kamerave në hyrje-dalje të qytetit, etj.

Nga kryetarja Kusari – Lila është përmendur edhe realizimi i projekteve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, konkretisht ndërtimin e rrugëve me asfalt në gjatësi prej 17.60 km, shtrimin e rrugëve me kubëza në gjatësi prej 2.35 km, ndërtimi i katër urave, etj.

Image

Edhe në lëmin e shëndetësisë ka pasur investime dhe subvencionime, me ç ‘rast duhet veçuar edhe përfitimin nga Rotari Club International të mamografisë statike, e cila ka vlerën prej 106.946 euro, si dhe bashkëpunimin me organizatën “Save the Children”, me të cilët është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e qendrës për komunitetin me aftësi të kufizuara. Në këtë drejtim janë përmendur edhe subvencionet në shumë prej 42 mijë euro, mbi 67 mijë euro të investuara për telemjekësi në katër qendra, e të tjera investime.

Investime kapitale me mjaft interes ka pasur edhe në fushën e arsimit, ku janë investuar 599,320 euro. Por, ajo çfarë është me rëndësi të potencohet është edhe fakti i të hyrave nga tatimi në pronë ku deri në muajin nëntor ka të hyra që kanë tejkaluar të gjitha të arrirat e inkasimit që nga paslufta dhe ditët e mbetura të këtij viti do të konfirmojnë Gjakovën si kampione e të hyrave të këtij lloji.

Nga qytetarët ka pasur edhe pyetje të parashtruara, të cilat kryesisht kishin të bënin me infrastrukturë, duke shprehur interesimin e tyre për përfshirje në projekte buxhetore në vitin 2017 e tutje. Kërkesat ishin kryesisht për rrugë, ujë, kanalizim, ndriçim publik, etj. Do spikasim në këtë rast ankesën e një qytetari që kishte të bënte me pamundësinë e qarkullimit të lirë në “Çarshinë e Madhe”, me ç ‘rast nga kryetarja Mimoza Kusari-Lila për këtë rrugë ka treguar se është krijuar edhe Njësia për Menaxhimin e “Çarshisë së Madhe” e cila do të jetë funksionale që nga janari i vitit të ardhshëm. Edhe për kërkesat tjera janë dhënë përgjigje konkrete nga kryetarja Mimoza Kusari-Lila.

Gjithashtu, ka pasur edhe kërkesa për ri - ngritjen eventuale të komisionit për emërtime, që nga kryesuesi Luan Gola është thënë se mund të riaktivizohet varësisht nga kërkesat që konsistojnë në fakte dhe racionalistet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat