Ramadan Hoti bënë publike kandidaturën për kryetar të Gjakovës

Gjakova

Ramadan Hoti bënë publike kandidaturën për kryetar të Gjakovës

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 18:56
PDK më parë kishte publikuar emrin e deputetit Hajdar Beqa si kandidat për kryetar të Gjakovës, ndërsa sot Beqa kishte deklaruar se më iniciativën e tij, ka kërkuar që Hoti të jetë kandidat për zgjedhjet e 22 tetorit.

Ramadan Hoti ka bërë publike sot kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Gjakovës, nga radhët e PDK-së.

PDK më parë kishte publikuar emrin e deputetit Hajdar Beqa si kandidat për kryetar të Gjakovës, ndërsa sot Beqa kishte deklaruar se më iniciativën e tij, ka kërkuar që Hoti të jetë kandidat për zgjedhjet e 22 tetorit, pasi ai ka marrë mandatin e deputetit nga qytetarët, të cilin dëshiron ta mbajë.

Shkrimi i plotë i Ramadan Hotit:

Të nderuar qytetarë dhe bashkëvendasë të Komunës së Gjakovës, aktivistë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës, familjarë dhe miq të dashur, kam nderin dhe knaqësinë e veqantë që të konfirmoi edhe zyrtarisht kandidaturen time për Kryetarë të komunës së Gjakovës, në kuadër të partisë demokratike të Kosovës (PDK).

Pas konsultimeve të vazhdueshme me degën e PDK-së, veçanërisht  me kryetarin z.Beqa në Gjakovë dhe degën në Has, duke marrë parasysh edhe besimin e sinqertë të qytetarëve të Komunës së Gjakovës, miqve e dashamirëve dhe besimin e paluhatshëm nga PDK-ja në Qendër, kam vendosur për t’i prirë fitores plebishitare të PDK-së, në qytetin e Gjakovës.

Këtë vendim mjaft  të vështirë dhe me përplot sfida, jo vetëm për mua por edhe për familjen time, e mora sepse ndihem i obliguar moralisht ndaj qytetarëve të komunës së Gjakovës, që të jem zëri juaj për ndryshimin, që tashmë për Gjakovën është nevojë e pakontestueshme e që do të mund të ndodhë pas 22 tetorit.

Më lejoni që së bashku ta ruajmë krenarinë e dikurshme të Gjakovës, të rrisim vullnetin për punë dhe dashurinë ndaj këtij qyteti të bekuar! Së bashku do të kemi trajtim të barabartë për të gjithë, pa dallime përkatësie fetare, gjinore apo ngjyrime politike.

Ju falemnderit antarësisë dhe të gjitha strukturave të PDK-së, grave dhe burrave, të rinjve e të rejave për këtë mbështetje kaq masive.

Falenderim të vecantë dua të shpreh për qytetarët dhe bashkëvendasit e  rrethinës pa dallime partiake, me të cilët këto ditë, kam zhvilluar takime të panumërta të cilët ishin të vendosur përballë kandidimit tim për kryetarë komune.

Për një gjë jam i sigurtë: Qytetarët e Gjakovës, duhet ti besojnë  fuqishëm partisë sonë të vlerave e konkurrencës.

Kandidimi i im nuk mbetet  vetëm një privilegj por është obligim dhe detyrë për mua ndaj jush, prandaj edhe njëherë dëshiroi të ju falenderoi për nderin dhe respektin që po tregoni dhe keni treguar, njëkohësisht ju them se do jem garanti juaj që së bashku do të mundohemi ta ndërtojmë komunën e Gjakovës, të cilën të gjithë e çmojmë.

Unë veqmë jam njëri prej jush, Kam lindur dhe jam rritur në komunën e Gjakovës dhe këto vite jetova dhe veprova në komunën tonë për të mirën e Komunës. Së bashku me ju qytetarë të Gjakovës, do t’i kryejme punët e mira në zhvillimin e ekonomisë, bujqësisë, arsimit, shëndetësisë, kulturës, rinisë e sportit. Në këtë rrugëtim unë nuk jam i vetëm, jemi me një listë të zgjedhur të kandidatëve për Asamblenë Komunale të Gjakoves, djemt dhe vajzat më të mirë nga ç’do cep i komunës së dëshmuar në sfida dhe profesionet e tyre si: mjekë, ekonomistë, inxhinierë, historianë, agronomë, juristë. Së bashku duke e formuar  ekipin më të mirë, që unë e quaj “EKIPI I FITORËS PËR GJAKOVËN”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat