Kuvendi i Gjakovës ndan parcelën për ndërtimin e fushës me bari sintetik - Bota Sot
Kuvendi i Gjakovës ndan parcelën për ndërtimin e fushës me bari sintetik

Gjakova

E diel, 21 tetor 2018

Kuvendi i Gjakovës ndan parcelën për ndërtimin e fushës me bari sintetik

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 17:04
Kuvendi i Komunës së Gjakovës në seancën e sotme të jashtëzakonshme

Në Gjakovë do të ndërtohet një fushë me bari sintetik, ku do të përdoret nga klubet që luajnë në Superligën e Kosovës.
Kuvendi i Komunës së Gjakovës në seancën e sotme të jashtëzakonshme ka votuar me shumicë votash propozim-vendimin e kryetarit të komunës, Ardian Gjini, për ndarjen e parcelës për ndërtimin e fushës sintetike të futbollit.

Para se të hidhej në votim, ku pati edhe diskutime nga ana e këshilltarëve komunalë, kryetari Ardian Gjini ka pohuar se e vetmja arsye që kjo mbledhje është thirrur si e jashtëzakonshme ka qenë fakti se propozimi nga Federata e Futbollit e Kosovës ka ardhur me vonesë dhe se me afat të shpejtë kohor, brenda dy ditëve, duhet të dërgohet ky vendim në këtë institucion.

Në qartësimin e tij para këshilltarëve komunalë, kryetari Gjini ka detajuar pjesa e parcelës së cekur caktohet për ndërtimin e fushës së futbollit-sintetike, sipas standardeve të FIFA-s dhe UEFA-s, e cila do të shfrytëzohet nga klubet e futbollit të komunës së Gjakovës që garojnë në Superligën e Kosovës.

Gjithashtu kryetari Gjini ka bërë të ditur se investimi për këtë projekt është i përbashkët, që do të bëhet në bazë të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet tri institucioneve, Federata e Futbollit e Kosovës, e cila do të investojë 120.000 euro, Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport – 100.000 euro, dhe Komuna e Gjakovës që për këtë dedikim do të ndajë 30.000 euro.

Kjo pjesë e parcelës së kësaj zone kadastrale ka sipërfaqe të përgjithshme prej 81.132.0 metra katrorë dhe me një vendim të Kuvendit të Komunës së Gjakovës të vitit 2014 është shpallur zonë e interesit publik, ndërsa një pjesë e saj është caktuar për ndërtimin e terreneve të tenisit. Me vendimin e sotëm këtij kompleksi rekreativ i shtohet edhe fusha sintetike e futbollit, e cila do të ndikojë në shtimin e aktiviteteve rekreative – sportive në këtë pjesë të qytetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test